Rreth Nesh

“Firma Ligjore Çela & Bashkëpunëtorët” është themeluar nga Av. Prof. As. Dr. Ervis Çela & partnerë të tjerë si Av. Mnd. Alger Osmani, Av. Dr. Radovan Çela etj. Themeluesi i “Firmës Ligjore Çela & Bashkëpunëtorët“, Prof. As. Dr. Ervis Çela, ka një karrierë të shkëlqyer në sistemin e drejtësisë Shqiptare. Atij i janë dhënë një numër i konsiderueshëm kontributesh në të gjitha nivelet e sistemit të Drejtësisë Shqiptare, si Pedagog/Lektor në Universitet, si edhe si ekspert në çështjet e ligjit privat. Gjatë viteve, “Firma Ligjore Çela & Bashkëpunëtorët” ka krijuar stafin e saj profesional dhe bashkëpunëtorët e kualifikuar, të specializuar në fusha të ndryshme të ligjit, duke konsoliduar në këtë mënyrë punën e saj dhe titujt respektiv në Republikën e Shqipërisë dhe në vende të tjera.

Pse Firma Ligjore Çela & Bashkëpunëtorët?

Këshillim i vlefshëm kërkon thellim mendimi. Ne kushtojmë kohën e duhur për të kuptuar me saktësi punën e klientave tanë.

Çela & Bashkëpunëtorët është një firmë Shqiptare e specializuar me avokatë me seriozitet të lartë pune.

Ne sigurojmë këshillim me vlera të krijuara duke kombinuar njohuritë tona të thella të kuadrit ligjor në Shqipëri dhe botëkuptimin tonë të anës së punës për të gjitha çështjet. Ne besojmë që këshillimi i vlefshëm kërkon më shumë se thjesht një botëkuptim të çështjeve ligjore të kërkuara, si edhe gjithashtu ai kërkon njohuri lidhur me industritë e klientave tonë në një kontekst komercial.

Ekipet tona të avokatëve e kanë bërë tashmë zakon të punojnë seriozisht me raste, të cilat kanë për bazë çështje biznesi, si edhe me gjetjen e rrugëzgjidhjeve për çështjet ligjore, në një botë me tekonologji të re dhe gjithmonë në ndryshim. Ne mirëkuptojmë që ndryshimet krijojnë mundësira dhe kufizime. Ne kemi kuptuar që rregullat ligjorë tradicional dhe të arsyetuarit nuk është gjithmonë i saktë, si edhe besojmë që është e nevojshme që në disa raste të dalim nga kuadri i kufizuar i të menduarit brenda një limiti të caktuar. Për më tepër, ne mirëkuptojmë faktin që ndryshimet në teknologji dhe rrjedha e punës nxjerr në pak nevojën për një nivel më të lartë fleksibiliteti, të cilin ne përpiqemi shumë ta arrijmë.