Hi, How Can We Help You?

Ligji i Punësimit

Employment Law

Ligji i Punësimit

Në kuadrin e kësaj fushe, ndihma dhe mbështjetja jonë i ofrohet klientave tanë kryesisht në draftimin e kontratave të punësimit individual apo kolektiv, draftimi i rregullatores së brendëshme të vendit të punës, marrëveshjeve të unioneve, si edhe përfaqësimit në çdo nivel të proçedimeve në gjykata për mbylljen e marrëveshjes së punësimit, mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe personave përgjegjës për gjërat e krijuara gjatë punës. Firma jonë ligjore siguron këshillime ligjore dhe përfaqësim të çdo personi, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës apo çdo ligj tjetër specifik, si ai “Mbi Statusin e Nënpunësave Civil”, etj. Vëmendje e veçantë i kushtohet pasojave ne rastet e mbylljes së marrëdhënieve të punësimit nëpërmjet çdo veprimi ligjor për t’i rivendosur ato brenda aspekteve profesionale (kthimi në pozicionet respektive të punës, etj.) si edhe brenda aspekteve ekonomike (duke kërkuar të gjitha pagat e papaguara në kundërshtim me ligjin, kompesimin e dëmeve përkatëse, etj.).

Share Post

About Lawyer

celalaw