Hi, How Can We Help You?

Ligji Civil

Civil Law

Ligji Civil

Që nga fillimi i aktiviteteve të  “Studios Ligjore Çela & Bashkëpunëtorët”, çështjet brenda kuadrit të ligjit civil kanë qenë esenciale për aktivitetin e firmës tonë dhe më së fundmi, ato përbëjnë numrin më të madh të rasteve. Eksperienca e fituar në shqyrtimin dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve ka rezultuar në rritjen e besimit të klientave tanë që vazhdojnë të përfitojnë nga ekspertiza e ofruar ndaj tyre.    

Ekipi jonë është kryesisht i specializuar në shqyrtimin me çështjet e marrjes apo mbrojtjen e pasurisë, bashkëpronësimit, obligimeve kontraktuale, trashëgimisë nga ligji dhe vullneti lirë. Përsa i përket obligimet kontraktuale dhe ekstra-kontraktuale, ne shquhemi për gjetjen e zgjidhjeve origjinale dhe të efektshme ndaj klientëve tanë. Një karakteristikë e veçantë e firmës tonë është krijimi i drafteve të kontratave dhe marrëveshjeve të çdo lloji, tipike apo jo tipike të Kodit Civil, në gjuhët Shqip, Anglisht dhe Italisht, në bashkëpunim dhe sipas ligjit dhe shpirtit bashkëkohor të ndërtimit të marrëdhënieve ligjore.    

Përveç sa mësipër, partnerët tanë janë gjithmonë personalisht, veçanërisht apo bashkërisht të përfshirë në çdo çështje tjetër të rregulluar sipas dispozitave të Kodit Civil, Kodit të Proçedurës Civile, akteve normative legjislative ne implementimin e tyre, çështjeve për të cilat klientët tanë gjithmonë gjejnë një zgjidhje për të koinçiduar me interesat e tyre.

Share Post

About Lawyer

celalaw