Hi, How Can We Help You?

Ligji Administrativ

Administrative Law

Ligji Administrativ

Në kuadrin e kësaj fushe, firma jonë i ofron klientave tanë përfaqësim ligjor për mosmarrëveshjet me institucionin administrativ shtetëror, duke ndërmarrë çdo veprim ligjor (kërkesë, apelime dhe proçedime juridike) për zgjidhjen e tyre. Ndihma jonë gjithashtu në këtë fushë, konsiston në draftimin e të gjitha dokumentave të adresuara institucioneve administrative shtetërore dhe hartimin e komunikimeve dhe korrespondecës përkatëse, në emër të klientave tanë, duke i lehtësuar ata nga stresi dhe problemet burokratike të ndryshme që hasen aq shpesh në vendin tonë. Klientat tanë na kanë besuar gjithashtu të gjitha proçedurat dhe dokumentat e nevojshme për tendera të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë. Gjatë proçedimeve të tenderave, nëse klientat venë re ndonjë shkelje, ata na angazhojnë gjithashtu në draftimin e apelimeve dhe kërkesave administrative, si edhe na kërkojnë që ne t’i ofrojmë atyre përfaqësim ligjor në proçedimet në gjykatë për ato lloje shkeljesh. Këto veprime janë në përmbushje të objektivave tonë për të ndihmuar klientët tanë në çdo hap që ndërmarrin ata apo do të ndërmarrin në të ardhmen, si edhe të bëhemi pjesë e problemeve dhe zgjidhjeve tyre.

Share Post

About Lawyer

celalaw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *